Pranverë me dëborë në Kukës! Ulen temperaturat në zonat malore, paralajmërohen rreziqe për bujqësinë

Aktualitet

Pranverë me dëborë në Kukës! Ulen temperaturat në

Reshjet e borës kanë zbardhur zonat malore të qarkut të Kukësit, duke përfshirë fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej.

Gjatë orëve të fundit është regjistruar edhe një rënie e ndjeshme e temperaturave, duke sjellë rikthim të kushteve dimërore në këto zona.

Një shtresë bore që në disa vende ka arritur disa centimetra trashësi.

Sipas autoriteteve vendore, deri më tani nuk raportohen problematika në qarkullimin e mjeteve. Rrugët kryesore mbeten të hapura dhe të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për ndërhyrje në rast të përkeqësimit të motit.

ME TE LEXUARAT