Babis kishte bashkëpunëtor në vrasjen e Caroline, zbulohet kujt i përket zëri që kërcënoi psikologen

Bota

Babis kishte bashkëpunëtor në vrasjen e Caroline, zbulohet kujt i

Autoritetet në Greqi kanë prova të forta për të besuar se Babis  Anagnostopoulos ka pasur bashkëpunëtor në vrasjen e gruas së tij Caroline Crouch në shtëpinë e tyre në muajin maj. Policia ka analizuar të gjitha të dhënat dhe dëshmitë e dhëna nga psikologia e 20-vjeçares.

Sipas medias greke “Spirto”, tashmë policia ka në dorë emrin e personit që kërcënoi me telefon psikologen që të mos fliste për krizën që kishte pasur çifti.

Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë, iu referua tre telefonatave kërcënuese që ajo mori nga një person i panjohur në datat 21-25 maj, kur në media dolën lajme mbi rrëfimet e saj në lidhje me seancat që kishte pasur me ta.

Carolina u gjet e vdekur në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin dhe fillimisht ky i fundit tha se gjithçka ndodhi pasi çifti u sulmua nga disa grabitës që u futën në banesë. Prokurorët dyshuan që në fillim dhe vijuan hetimet duke nxjerrë prova, të cilat konfirmonin se vrasjen e kishte kryer pikërisht bashkëshorti.

Ata e arrestuan Babisin si të dyshuarin kryesor për vrasjen, ndërsa i riu pranoi para policëve se kishte qenë ai në të vërtetë personi që vrau bashkëshorten.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion