Shqiptari futet brenda komisariatit me thikë dhe iu lutet policëve italianë që ta arrestojnë

Aktualitet

Shqiptari futet brenda komisariatit me thikë dhe iu lutet policëve

Një episod i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Firence të Italisë. Një 35-vjeçar shqiptar është futur brenda një komisariati dhe kërcënoi efektivët e policisë me thikë.

Ajo që është më e çuditshme lidhur me këtë ngjarje është kërkesa e të riut.


Sipas mediave italiane, 35-vjeçari shqiptar kërkoi që të arrestohej nga policia, duke i kërcënuar ata me thikë.

Pas disa minutash negociata, karabinierët arritën t’i heqin thikën 35-vjeçarit duke i vendosur prangat.

Nuk dihen ende arsyet se pse i riu kërkoi që të arrestohej nga policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion