Babai djeg të gjallë vajzën 13 vjeçare se refuzoi të martohej me të

Bota

Babai djeg të gjallë vajzën 13 vjeçare se refuzoi të

Mediat e huaja e përshkruajnë si “babai monstër”, dhe me të drejtë: Ahmet Mohammad Dwala, një refugjat në Turqi u arrestua nga policia pasi dogji vajzën e tij 13 vjecare, Amara Dwala e cila kishte refuzuar të martohej me të.

Shtypi vendas thotë se burri kishte ngritur në maksimumin zërin e muzikës me qëllim që fqinjët të mos dëgjonin ulërimat e vajzës. Më pas, ai u largua së bashku me vajzën tjetër 12 vjecare, por arratia nuk zgjati shumë.

Amara ishte ende gjallë kur ekipet mjekësore mbërritën në banesë, megjithate plagët dhe djegiet e saj ishin aq të mëdha, sa nuk u arrit të shpëtohej.

Pamja e adoleshentes ka tmerruar edhe vetë punonjësit paramjekësorë që mbërritën me autoambulancë. Ajo ndërroi jetë pak pas shtrimit në spital.

Nëna e Amarës e kishte braktisur familjen dhe jetonte në Liban me bashkëshortin e ri. I ati i vajzës ishte akuzuar edhe nga një ish partnere e tij se kishte dashur ta digjte më uje të përvëluar./TopChannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion