Berisha: Basha prej disa vitesh nuk udhëton në SHBA

Politikë

Berisha: Basha prej disa vitesh nuk udhëton në SHBA

Ish kreu i PD Sali Berisha thotë se vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha e bëri për arsye personale.

Në Zonë e Lirë, ish-Kryeministri tha se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por theksoi se ai nuk shkon në këtë vend prej disa vitesh.

“Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal.

Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion