Avioni përfshihet nga flakët gjatë fluturimit, ulje emergjente në Torino

Bota

Avioni përfshihet nga flakët gjatë fluturimit, ulje emergjente

Një ngjarje dramatike ka ndodhur mëngjesin e djeshëm mbi hapësirën ajrore të Italisë, kur një avion i pasagjerëve me destinacion Lyon-in, është përfshirë nga flakët dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” të Torinos.

Sipas mediave italiane, avioni tip Airbus A320, i cili ishte nisur nga Dubrovniku rreth orës 10:00, pësoi një defekt teknik serioz gjatë fluturimit. Rreth orës 10:28, një nga motorët e tij shpërtheu në flakë, duke alarmuar ekuipazhin dhe detyruar pilotin të aktivizojë menjëherë procedurat e emergjencës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të kontrollit të trafikut ajror dhe profesionalizmit të pilotit, avioni arriti të ulet me sukses në Torino, duke shpëtuar jetën e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Sipas “Corriere della Sera”, askush nuk është lënduar gjatë incidentit, ndërsa pas uljes, avioni u rrethua menjëherë nga zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilët siguruan stabilitetin e situatës.

Për shkak të ngjarjes, aktiviteti në aeroportin e Torinos u pezullua për rreth një orë, ndërsa pasagjerët që po udhëtonin drejt Francës u evakuuan me siguri dhe u transferuan me autobusë drejt destinacionit të tyre përfundimtar, Lyon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion