Arrestohet ortaku i Pablo Escobar, drejtonte kartelin e drogës në Europë

Bota

Arrestohet ortaku i Pablo Escobar, drejtonte kartelin e drogës në

Policia kolumbiane në bashkëpunim me atë spanjolle kanë arrestuar bashkëpunëtorin e lordit të drogës Pablo Escobar. Dyshohet se ishte një nga drejtuesit e kartelit të drogës së Medelin në Europë.

Një trafikant i dyshuar dhe ish-bashkëpunëtor i lordit kolumbian të drogës Pablo Escobar është arrestuar në Medlin të Kolumbisë gjatë një operacioni ndërkombëtar.

Mendohet se i dyshuari është një nga liderët kryesor në kartelin kolumbian, dikur i konsideruar një nga rrjetet më të mëdha të trafikimit të drogës në botë.

Urdhër-arresti i lëshuar nga policia e Spanjës, i dha rrugë kapjes të së dyshuarit. Operacioni policor përfshiu uniformat blu spanjolle dhe drejtorinë e inteligjencës policore kolumbiane.

I dyshuari emir i të cilit nuk është bërë ende publik, mendohet të jetë një përgjegjës direkt i operacioneve të kartelit kolumbian në Europë, duke shërbyer si urë lidhëse midis Medellinin, mafies italiane “Ndrangheta” dhe mafies holladeze Mocro.

Një nga grupet e strukturuara kriminale dhe terroriste më famëkeqe në histori, karteli i Medellin u krijua nga Pablo Escobar, i vrarë në 1993 gjatë një tentative arratisje ku nga shkëmbimet me armë zjarri me oficerët e policisë kolumbiane në bashkëpunim me DEAn amerikane, humbi jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion