Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Nuk kam nevojë për ndërmjetës për të folur me Donald Trump!

Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Nuk kam nevojë për

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se nuk ka nevojë për ndërmjetës në komunikimin e tij me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. “Tani është një periudhë tranzicioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam në kontakt me Presidentin Trump, kemi pasur disa takime dhe diskutime. Nuk kam nevojë për ndërmjetës. Ka politikanë të ndryshëm që kërkojnë të luajnë këtë rol”, tha Zelensky .


Presidenti ukrainas tha gjithashtu se kontaktet me ekipin e Trump janë në vazhdim.

“Sot, ekipi im punon më shumë me ekipin e tij. (Trump) nuk mund t’i përgjigjet shumë gjërave në lidhje me opsionet e tij ligjore derisa të bëjë betimin. Derisa të ndodhë kjo, ne po punojmë me Shtëpinë e Bardhë, me Presidentin Biden. Tani po shtojnë numrin e vendimeve dhe paketave të ndihmës. Është turp që po e bëjnë këtë tani, në fund të mandatit të Bidenit,” tha Zelensky , duke theksuar përsëri vonesën në dërgimin e ndihmës ushtarake shtesë amerikane në muajt e fundit.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu shpresën se ekipi i Trump do të mbështesë Ukrainën për të mos ndaluar ndihmat ushtarake nga Perëndimi.

ME TE LEXUARAT