Armëpushimi me Iranin, reagon Benjamin Netanyahu: Fitorja do të mbahet mend për breza

Bota

Armëpushimi me Iranin, reagon Benjamin Netanyahu: Fitorja do të mbahet

Në një videomesazh drejtuar izraelitëve të transmetuar pak më parë, kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndet atë që e quan një "fitore historike".

Sipas mediave të huaja, Netanyahu thotë se kjo fitore kundër Iranit do të "qëndrojë për breza". Ai shton se Izraeli "nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë" se Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Duke e kthyer vëmendjen e tij te "boshti iranian", ai thotë se Izraeli "duhet ta përfundojë fushatën" e nisur më herët.

Kjo do të thotë sipas tij, mposhtja e Hamasit dhe sjellja në shtëpi e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura në Gaza, të gjallë dhe të vdekur.

ME TE LEXUARAT