"Gjithmonë 16 vjeç"/ Greta Koçi zbulon si lindi batuta e famshme për moshën

Showbiz

"Gjithmonë 16 vjeç"/ Greta Koçi zbulon si lindi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi sëfundmi ka dhënë një intervistë në emisionion “Natën me Aulonën””.

Gazetarja patjetër që nuk e ka anashkaluar pyetjen sa i takon batutës së famshme që lidhet me moshën e këngëtares. Greta zbuloi se në hapat e parë të karrierës, së bashku me të ëmën, vendosën që të thonin se Greta ishte më e madhe në moshë, pa e ditur se kjo do të kthehej në një ‘meme’.

“Ka një histori kjo. Në këngën time të parë me Erion Korinin, “Kush ka faj”, unë kam qenë vetëm 13 vjeç e gjysmë. Mami im dhe unë, të dyja bashkë, vendosëm që unë të mos thoja se jam 13 vjeç e gjysmë, gjithmonë duke mos e ditur se ajo këngë do të ishte ndryshimi i jetës sime për 24 orë.

Ndaj, thamë: ‘Kush të na pyesë nëpër intervista, do themi se jam 15 vjeç se është turp, aq e vogël me këngë dashurie".

Ashtu e lamë dhe do ti që ne thamë 15 vjeç, ato bënin llogaritë me 15, ndërsa unë brenda 2 viteve i kisha futur marshin e pestë dhe nuk ndaloja. Kur më pyesnin thoja që jam 16 vjeç pastaj, sepse aq shkova unë, ndaj nuk u rrit mosha", rrëfeu Greta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion