"Nuk e dua", Trump thotë se SHBA-të nuk kërkojnë ndryshimin e regjimit në Iran

Presidenti Donald Trump tha sot se nuk dëshiron ndryshim regjimi në Iran duke shtuar se nuk dëshiron të shohë "kaos".
I pyetur nga gazetaret për të sqaruar një postim në rrjetet sociale gjatë fundjavës ku ai përmendi mundësinë e ndryshimit të regjimit, Trump u tha gazetarëve në Air Force One:
“Jo, nëse ka pasur, ka pasur, por jo, nuk e dua. Do të doja të shihja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur.”
“Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht nuk duam të shohim kaq shumë kaos”, shtoi presidenti.
“E dini, iranianët janë tregtarë shumë të mirë, njerëz shumë të mirë biznesi dhe kanë shumë naftë. Duhet të jenë mirë. Duhet të jenë në gjendje të rindërtohen dhe të bëjnë një punë të mirë.
Ata kurrë nuk do të kenë armë bërthamore, por përveç kësaj, duhet të bëjnë një punë të shkëlqyer.”
Trump kishte ngritur mundësinë e një ndryshimi në udhëheqjen në Iran pasi SHBA-të goditën tre objekte bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
“Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë IRANIN PËRSËRI TË MADH, pse nuk do të kishte një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi Trump në Truth Social të dielën.


