Goditi me sende të forta në kokë kunatin, pranga 42-vjeçarit në Durrës

Aktualitet

Goditi me sende të forta në kokë kunatin, pranga

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 42-vjeçari, i cili ka goditur me sende të forta në kokë kunatin e tij. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë ën fshatin Hamallaj të Durrësit.

“Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion