Çanta plot me drogë i bie mbi çati, pronarët e shtëpisë alarmojnë policinë, arrestohet piloti i avionit

Bota

Çanta plot me drogë i bie mbi çati, pronarët e

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku krimi ka dalë ‘zbuluar’ pasi një çantë e mbushur me drogë ka rënë nga një avion i cili po transportonte lëndë narkotike mbi një shtëpi në periferi të Baratili San Pietro në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet kanë arritur të arrestojnë pilotin profesionist 28-vjeçar nga Roma që po transportonte rreth 8 kg drogë. Ky rast u bë shkas për zbulimin e transportit të drogës me avionë të vegjël turistikë  që është një teknikë e përdorur fillimisht nga trafikantët e Amerikës së Jugut. Kur ra droga banorët u alarmuan dhe lajmëruan menjëherë karabinierët të cilët zbuluan se në çantë kishte rreth 8 kg drogë.

Sasia e lëndës narkotike ra para disa muajsh nga avioni, kurse piloti 28-vjeçar ishte larguar jashtë vendit por sapo u kthye u arrestua. Tani ai është mbyllur në burgun Massama nën akuzat e trafikut të drogës.

Piloti ishte nisur nga aeroporti Roma Urbe dhe pasi kishte bërë një ndalesë në aeroportin Monti della Tolfa di Santa Severa, u drejtua për në Sardegna përmes provincës së Nuoro. Pastaj, sapo arriti në provincën e Oristano, u zhduk nga radari për rreth 20 minuta gjatë të cilave piloti fluturoi në lartësi të ulët për të gjetur pikën e nisjes.

GPS i avionit, konfirmoi se në ato njëzet minuta ai fluturoi mbi zonën Cabras-Serdiani. Aeroplani bëri gjithashtu një ndalesë në Olbia dhe u kap  nga kamerat e aeroportit. Hetimet vazhdojnë të gjurmojnë persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion