Telashe për kryebashkiaken e Shkodrës, biznesmeni e padit në SPAK

Politikë

Telashe për kryebashkiaken e Shkodrës, biznesmeni e padit në SPAK

Situatë aspak e qetë të Vllaznia! Biznesmeni shkodran Almiro Gurakuqi, i cili kandidoi për të blerë aksionet e klubit kuqeblu dhe për t’u bërë president, ka paditur në SPAK kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për shpërdorim detyre.

Pasi bëri ofertë për blerë klubin, Anëtarët e Njësisë së Ankandit vendosën ta skualifikon Gurakuqin për parregullësi në dokumenta.


Biznesmeni nuk u ndal me kaq, pasi vendosi të ankimonte këtë vendim te Komisioni i Konkurrencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër duke qenë i rregullt me dokumentat.

Gurakuqi e ka vijuar më tej “luftën” me kryetaren Ademi, teksa e ka paditur këtë të fundit në SPAK. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë edhe padinë e ngritur nga biznesmeni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion