Pushuesit në panik, helikopteri i biznesmenit u kalon mbi kokë, “fluturojnë” çadrat
Lajmifundit
/
14 July 2021, 22:10
Bota

Një grup pushuesish në Ukrainë kanë përjetuar momente paniku, pasi një helikopter u kaloi mbi kokë. Ata u detyruan të vrapojnë për të shpëtuar, pasi helikopteri shkaktoi kaos në kampingun Gribovka në Odessa Oblast.
Helikopteri formoi një rrymë të fuqishme duke shkulur nga vendi çadrat dhe tavolinat e vendosura në breg të detit. Momenti është filmuar nga një pushuese, e cila i ka publikuar më pas në rrjetet sociale . (Shiko këtu)
Sipas mediave, helikopteri është në pronësi të biznesmenit vendas, Anatoly Reder, shefit të ndërmarrjes farmaceutike InterKhim.


