Anglezët në festë, qeveria heq kufizimet anti- Covid

Qeveria angleze e mbajti fjalën. Ditën e sotme janë hequr pothuajse të gjithë masat kufizuese anti- Covid. Ky vendim është marrë, ndonëse numri i infektimve është rritur ndjeshëm. Kjo ditë në Angli është cilësuar si “Dita e Lirisë”, duke kujtuar se Anglia prej muajsh ka vuajtur masat.
Mbretëria e Bashkuar është duke regjistruar mbi 50,000 raste të infektimit në ditë. Kryeministri Johnson ka thënë se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, tani është koha që ekonomia të rihapet, pasi gati 90 për qind e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 68 për qind të dyja dozat.
Qeveria ka thënë se vaksinat kanë shkëputur lidhjen në mes të virusit dhe personave të shtrirë në spitale, si dhe vdekjeve.


