Delta pushton Korenë e Jugut, infektohet më shumë se 80% e ekuipazhit
Lajmifundit
/
19 July 2021, 10:32
Bota

Më shumë se 80% e ekuipazhit të një anije luftarake në Gjirin e Adenit kanë rezultuar pozitiv me Covid. Lajmin e bëri me dije ushtria e Koresë së Jugut, ndërsa në vend janë regjistruar 1,100 raste në dy ditë për shkak të përhapjes së variantit Delta.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se rreth 31.4% e 52 milionë të popullsisë së saj kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine anti-Covid, ndërsa 12.7% janë vaksinuar plotësisht. Ekuipazhi i prekur nuk kishte simptoma të rënda. Gjithashtu sipas të dhënave asnjë nga ekuipazhi nuk ishte vaksinuar.


