Presidenti i Laçit marton djalin, publikon pamjet nga festa e “çmendur” që bënë futbollistët (Video)

Sport

Presidenti i Laçit marton djalin, publikon pamjet nga festa e

Djali i presidentit të Laçit, Pashk Laska i dha fund beqarisë mbrëmjen e djeshme. Në cermoninë madhështore të martesës së 29-vjeçarit Kleo Laska, nuk munguan futbollistët e Laçit, presidentit Armando Duka, si dhe aktorë të ndryshëm të botës së futbollit. 

Edhe pse ditën e enjte do t’iu duhet të zbresin në fushë për t’u përballur me rumunët e Universitatea Krajovës, futbollistët e Laçit, nuk kanë nguruar ta djegin në mbrëmjen speciale të djalit të presidentit, i cili njëkohësisht mban edhe postin e zyrtarit të klubit kurbinas.

Nga “Storyt” e publikuar nga futbollistët në rrjetet sociale, shikohet qartë që atmosfera ka qenë me të vërtetë elektrizuese./panoramaplus

ME TE LEXUARAT