“Allahu-Akbar”, sulm me thikë në mes të Gjermanisë, humb jetën kritiku i islamit

Bota

“Allahu-Akbar”, sulm me thikë në mes të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë të pranishmit në një shesh.

Ngjarja ka ndodhur në Mannheim të Gjermanisë, ndërkohë që në pamjet e rënda të publikuara në rrjet, shihet se si agresori sulmon të paktën dy persona, mes tyre edhe një polic të cilin e qëllon me thikë në kurriz.

Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person, i cili është identifikuar Michael Sturgenberger, kritiku i Islamit.

Në video kalimtarët përpiqen të ndalojnë sulmuesin me thikë, por ai shpëton dhe sulmon një oficer policie, duke e goditur me thikë pas shpine. Më në fund, një oficer tjetër qëllon mbi agresorin.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi incidentin dhe shpjegoi se nuk kishte asnjë rrezik për askënd tjetër të përfshirë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion