Burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në grup kriminal, në pranga 42-vjeçari në Kurbin

Aktualitet

Burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në grup

Kurbin/ I dënuar me burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe ndalohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion