Beqja merr fashikujt e dosjes së Sterilizimit, i transporton me valixhe nga SPAK

Aktualitet

Beqja merr fashikujt e dosjes së Sterilizimit, i transporton me valixhe nga

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme ku ka marrë në dispozicion fashikujt e dosjes hetimore në ngarkim të tij.

Beqja ka dalë nga ambientet e SPAK i shoqëruar nga avokatët, por ajo që bie në sy është sasia e madhe e akteve në dosje. Për të marrë të gjithë fashikujt ish-ministrit të Shëndetësisë i është dashur një valixhe për të kryer transportin.

Kur u pyet në lidhje me valixhen, ish ministri i Shëndetësisë u përgjigj në derën e SPAK, se “ka marrë dokumentet, përderisa dosja është e madhe”.

Kujtojmë se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për “Sterilizimin” në ngarkim të ish-ministrit së Shëndetësisë.

Beqja akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndërsa do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori kontratën.

Hetimet për koncesionin e sterilizimit janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, ndërsa SPAK akuzon për shkelje me vlerë 100 milionë euro.

Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën. Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion