Aleati i Putinit: BE mund të shpërbëhet para se të pranojë Ukrainën!

Rusia vazhdon aksionin diplomatik kunder BE dhe SHBA dhe mbrojtje te nderhyrjes ne Ukraine.
Ish-presidenti i Rusisë, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, është shprehur këtë të diel se Bashkimi Europian mund të jetë shpërbërë derisa Ukraina të pranohet në të.
Në deklaratën e publikuar në Telegram, ai u shpreh: Ukraina nuk do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e Bashkimit Europian para mesit të këtij shekulli.
Po sikur Bashkimi Europian të jetë shpërbërë deri atëherë? Është e frikshme të mendosh se çfarë skandali do të jetë.
Sa sakrifica janë bërë për anëtarësim në BE. Vitet kanë kaluar dhe ne, studentët e viteve shtatëdhjetë, prisnim komunizmin i cili nuk erdhi kurrë.
Bashkimi Sovjetik është shembur”, tha Medvedev, citon a2 cnn.
ai njohet si nje nga mbeshtetesit dhe bashkepunetoret kryesore te Putinit pasi vazhdimisht ka ndare pushtet me te.


