Akuzoi Epstein për skandalet, zhduket në mënyrë misterioze modelja e njohur

Bota

Akuzoi Epstein për skandalet, zhduket në mënyrë misterioze

Një mister i madh po rrethon zhdukjen e Elisabetta Tye Ferretto, një 50-vjeçare italiane që jetonte në New York City dhe ishte ndër gratë e para që akuzoi Jeffrey Epstein për abuzim seksual.

Sipas raportimeve, Ferretto rezulton e zhdukur që prej 22 prillit, pasi u kthye në SHBA nga një vizitë familjare në rajonin e Veneto.

50-vjeçarja, me origjinë nga Montagnana, kishte udhëtuar në Itali në fillim të prillit për të takuar prindërit dhe vëllain e saj.

Pas rikthimit në New York City, komunikimi i saj i përditshëm me familjen u ndërpre papritur. Të afërmit thanë se telefonatat mbetën pa përgjigje, ndërsa llogaritë e saj në rrjetet sociale janë çaktivizuar ose fshirë.

Familja raportoi zhdukjen në prokurorinë e Rovigo, e cila hapi një procedim dhe njoftoi edhe Ministrinë e Jashtme italiane për të bashkëpunuar me autoritetet amerikane.

Sipas informacioneve, autoritetet në SHBA kanë nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Emri i Elisabetta Tye Ferretto u bë publik në vitin 2019, kur ajo foli për një takim të dyshuar me Jeffrey Epstein në vitin 2004, duke pretenduar se ishte prezantuar me të përmes agjentit të saj të modës.

 

ME TE LEXUARAT