Fotot e sikletshme të Giorgia Melonit, reagon kryeministrja italiane: Po përdoren për sulme politike

Bota

Fotot e sikletshme të Giorgia Melonit, reagon kryeministrja italiane: Po

Kryeministrja e Itali, Giorgia Meloni, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale, të cilat ajo i cilësoi të manipuluara dhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale.

Sipas Melonit, imazhet e rreme po përdoren nga kundërshtarët politikë për ta sulmuar dhe për të përhapur informacione të pavërteta.

“Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia false, të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë opozitar i kujdesshëm”, shkroi ajo.

Me tone ironike, kryeministrja italiane tha se personi që i ka krijuar fotot “të paktën e ka përmirësuar ndjeshëm” në njërën prej tyre.

Megjithatë, Giorgia Meloni theksoi se problemi shkon përtej rastit të saj personal, duke paralajmëruar për rrezikun që paraqesin deepfake-t.

Ajo tha se këto teknologji mund të përdoren për të mashtruar, manipuluar dhe dëmtuar këdo, sidomos persona që nuk kanë mundësi të mbrohen publikisht.

Në fund, Meloni bëri thirrje për më shumë kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale.

“Verifikoni para se të besoni dhe mendoni para se të shpërndani. Sot më ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo”, përfundoi ajo.

 

ME TE LEXUARAT