U sulmua nga një shqiptar në dhomën e tij të paraburgimit, ndërron jetë i burgosuri gjerman

Bota

U sulmua nga një shqiptar në dhomën e tij të paraburgimit,

Një i burgosur në Gjermani ka ndërruar jetë më 2 maj, rreth një vit e gjysmë pasi ishte sulmuar nga një tjetër i burgosur me origjinë shqiptare.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur 46-vjeçari gjerman u sulmua në qelinë e tij nga një 43-vjeçar shqiptar.

Të burgosur të tjerë e gjetën të plagosur dhe njoftuan menjëherë stafin e burgut, i cili i dha ndihmën e parë dhe më pas e transportoi në spital.

Që nga ajo kohë, 46-vjeçari kishte qenë në trajtim mjekësor, deri sa ndërroi jetë më 2 maj.

I dyshuari shqiptar është akuzuar nga prokuroria e Regensburg për tentativë vrasjeje.

Tashmë autoritetet në Gjermani po hetojnë nëse sulmi i ndodhur një vit e gjysmë më parë ka qenë shkaku direkt i vdekjes së të burgosurit gjerman.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion