Akuzohet për sulme kibernetike, rusi nuk i shpëton burgut në SHBA

Bota

Akuzohet për sulme kibernetike, rusi nuk i shpëton burgut në SHBA

Një Gjykatë amerikane ka vendosur të dënojë me 2 vite e 6 muaj një shtetas rus, i akuzuar për krim kibernetik. Mediat shkruajnë se ka rënë në pranga Kirill Victorovich Firsov pasi akuzohet se ka administruar një faqe në internet e cila tregtonte për kriminelët në internet informacione të vjedhura të të dhënave nga kartelat e kreditit dhe informacione personale. Rusi u arrestua në aeroportin e Nju Jorkut në mars të 2020.

Mësohet se rusi udhëhoqi një platformë në internet e cila tashmë është mbyllur. Baza e saj ishte në Rusi dhe ajo lejonte kriminelët në internet të blejnë dhe shesin llogari të vjedhura të hakuara. Prokurorët amerikanë thane se për shtatë vjet platforma kreu shitje që tejkalonin shifrën prej 17 milionë dollarësh, duke përfshirë të paktën 1.2 milion dollarë nga informacioni i vjedhur në Sh.B.A.


Gjykatsja tha se rusi ka qëndruar në burg për 15 muaj në SHBA dhe ka të ngjarë që pas lirimit ai të mbahet i paraburgosur gjatë procedurave të deportimit në Rusi.

ME TE LEXUARAT