Palestinezi qëllon me thikë dy izraelitë, vritet nga policia

Bota

Palestinezi qëllon me thikë dy izraelitë, vritet nga policia

Një burrë palestinez theri dhe plagosi dy izraelitë të hënën në Jerusalemin Lindor, para se të vritej nga policia. Mësohet se një nga personat e plagosur është ushtar.  Sipas shërbimit ambulantor izraelit, Magen David Adom, dy të plagosurit janë në të njëzetat, ndërsa njëri është në gjendje më të rëndë e tjetri është plagosur më lehtë.

Policia izraelite tha se sulmuesi është neutralizuar. Për ta saktësuar gjendjen e tij, shërbimi emergjent konfirmoi se i dyshuari është vrarë.

Ngjarja ndodhi pranë lagjes Sheikh Jarrah, ku dëbimi i mundshëm i familjeve palestineze nxiti protesta masive dhe ndikoi në fillimin e luftimeve 11-ditore mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Në këtë konflikt u vranë mbi 250 persona.

Sipas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, një ushtar izraelit me uniformë të forcave ajrore shihet me një thikë të ngulur në shpinë, i shtrirë në tokë duke marrë trajtim nga mjekët.

Tensionet në Jerusalemin Lindor kanë qenë të larta në javët e fundit. Bastisja e xhamisë Al-Aqsa nga forcat izraelite ndikoi në fillimin e konfliktit të armatosur.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti ka hyrë në ditën e pestë dhe der tani po respektohet. Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, do ta vizitojë rajonin këtë javë me qëllim të forcimit të këtij armëpushimi./Gazetaexpres

ME TE LEXUARAT