Përplasi qëllimisht me makinë punëtorin në rrugën e Kombit, gjykata lë në burg 67-vjeçarin

Aktualitet

Përplasi qëllimisht me makinë punëtorin në rrugën

Gjykata e Lezhës ka lënë burg 67-vjeçarin Dedë Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

Ndërkohë avokati i të arrestuarit, Petrit Hysi kërkoi një masë më të butë për klientin e tij me pretendimin se ngjarja ka qenë aksidentale. Dedë Doçi u arrestua nga policia të enjten, pasi me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, ka tentuar të vrasë duke përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin Nazmi Halila banues në Kukës.

Ky i fundit mori dëmtime në disa pjesë të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion