‘Akuzat për grusht shteti’, ish-presidenti Obama i përgjigjet Donald Trump: Pretendime skandaloze

Bota

‘Akuzat për grusht shteti’, ish-presidenti Obama i

Barack Obama ka thyer heshtjen përballë akuzave agresive të Donald Trump, duke hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e pasardhësit të tij se ai u përpoq të bënte një “grusht shteti” duke fabrikuar prova për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Siç raportohet nga Guardian, zyra e ish-presidentit bëri një deklaratë të rrallë publike, duke i përshkruar pretendimet e Trump si “qesharake” dhe një “përpjekje për shpërqendrim”, pas deklaratave të presidentit aktual se Obama ishte kreu i një “bande” që komplotoi “tradhti” kundër tij.

“Nga respekti për zyrën e presidencës, zyra jonë zakonisht nuk i përgjigjet dezinformatave të vazhdueshme që vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, deklaratat aktuale janë aq skandaloze sa kërkojnë një përgjigje”, thuhej në deklaratë.

“Këto akuza janë qesharake dhe një përpjekje e dobët për të shkëputur vëmendjen nga realiteti".

Përgjigja e Obamës erdhi menjëherë pas publikimit të një dokumenti 11-faqësh nga Tulsi Gabbard, Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, e cila pretendonte se kishte prova për një “komplot tradhtar” nga zyrtarët e administratës Obama dhe ia kishte dërguar atë Departamentit të Drejtësisë.

“Asgjë në dokumentin e publikuar javën e kaluar nuk e hedh poshtë përfundimin e pranuar gjerësisht se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet e vitit 2016, por dështoi të manipulonte votat”, tha zyra e Obamës.

Ky zbulim u konfirmua si nga raporti i Këshilltarit Special Robert Mueller në vitin 2019 ashtu edhe nga raporti i Komitetit të Inteligjencës së Senatit në vitin 2020, i kryesuar nga Marco Rubio — i cili aktualisht është Sekretar i Shtetit në administratën Trump.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion