Del FOTO/ Kjo është turistja 26-vjeçare që vdiq tragjikisht në Gjirin e Filikurit

Aktualitet

Del FOTO/ Kjo është turistja 26-vjeçare që vdiq

23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqve të saj ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur dhe i ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare Forcat zjarrfikësit dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, po ashtu dhe 18-vjeçare ka marrë plagë nga rënia e gurëve por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion