Aksidentohet autokolona e zv/presidentit amerikan JD Vance

Bota

Aksidentohet autokolona e zv/presidentit amerikan JD Vance

Një oficer policie u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas një aksidenti të rëndë në autokolonën që shoqëronte zv/presidentin amerikan JD Vance në Tennessee.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:11, në qytetin Maryville, afër Knoxville.

Motoçikleta e oficerit të Maryville Police u përplas me një automjet të Patrullës së Autostradës së Tennessee. Oficeri i lënduar rëndë u identifikua si Justin Brown, instruktor dhe oficer trajnimi.

Ai po kryente detyrën e shoqëruesit për JD Vance, në momentin e përplasjes. Qytetarë të pranishëm reaguan menjëherë dhe i dhanë ndihmën e parë, duke luajtur një rol jetik në shpëtimin e jetës së oficerit.

Një nga ambulancat e autokolonës ndaloi, për t’i dhënë asistencë mjekësore në vendngjarje. Brown u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Tennessee.

Shefi i Policisë, Tony Crisp, falënderoi qytetarët që ndihmuan dhe i quajti “heronj të vërtetë”. Oficeri Brown mbetet në gjendje kritike, pasi iu nënshtrua një operacioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion