“Mbushi” pyllin në Krujë me kanabis, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

“Mbushi” pyllin në Krujë me kanabis, arrestohet

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Krujë, një shtetas i dënuar me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për kultivim të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën "Donika Kastrioti", u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Xaka, 46 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës. Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion