Aksident i rëndë! Të dëbuar nga Irani, 73 afganë të vdekur, mes tyre 17 fëmijë

Bota

Aksident i rëndë! Të dëbuar nga Irani, 73 afganë

Një aksident tragjik trafiku në Afganistanin perëndimor ka marrë jetën e 73 personave, përfshirë 17 fëmijë, shumica prej të cilëve ishin shtetas afganë të dëbuar nga Irani.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën mbrëma, kur autobusi që po udhëtonte drejt Kabulit u përplas me një kamion dhe një motorçikletë në provincën Herat, duke shpërthyer më pas në flakë.

Sipas autoriteteve talebane, të gjithë pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë humbur jetën, si dhe dy persona nga mjetet e tjera të përfshira në aksident.

“Pasagjerët ishin emigrantë të dëbuar nga Irani, të cilët kishin hipur në autobus në qytetin kufitar Islam Qala,” deklaroi për AFP zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Mohammad Yousuf Saeedi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion