Aksident dramatik në Spanjë, plagosen 4 persona në parkun e argëtimit, dy prej tyre fëmijë!

Bota

Aksident dramatik në Spanjë, plagosen 4 persona në parkun e

Qindra qyterarë u përballën me momente paniku dhe tmerri ndërsa ndodheshin në një park argëtimi në Sevilje, në Spanjë.


Katër persona u plagosën teksa ishin duke luajtur me kapsulat e argëtimit në fluturime dhe rrotullime.

Konkretisht, siç raportoi Shërbimi i Emergjencave të Seviljes (SESD) në një deklaratë në Facebook, një kabllo e një loje të tipit kërcim “bungee” u pre ndërsa kapsula me dy pasagjerë ishte në ajër, duke bërë që ajo të godiste me forcë një shtyllë hekuri dhe bazën e lojës.


Kapsula mbante dy fëmijë, ndërsa dy persona të tjerë u goditën nga mbeturinat në tokë.

Siç mund të shihet në video, dy fëmijët janë në gjendje paniku, të lidhur pas vendit të tyre në kapsulë, e cila fjalë për fjalë varet nga një kabllo në ajër. Shpëtimtarët mbërritën në vendngjarje pak më vonë dhe arritën t’i lironin ata.

Sipas gazetës spanjolle ‘La Razón’, të plagosurit u dërguan në një qendër shëndetësore lokale.

ME TE LEXUARAT