Afganët protestë në mes të Kabulit, talebanët qëllojnë me armë për ti shpërndarë

Bota

Afganët protestë në mes të Kabulit, talebanët

Talebanët nuk lejuan afganët të protestojnë. Kjo është një tjetër premtim i thyer nga grupi islamik, duke mos lënë të lirë qyetarët që të kërkojnë të drejtat e tyre. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se qindra burra e gra brohorisnin “Rroftë rezistenca” dhe “Vdekje Pakistanit” në Kabul, por shumë shpejt u shprëndanë nga talebanët.

Këta të fundit me armë qëlluan në ajër, duke bërë që turma të largohet. Sipas mediave, nuk ka të lënduar. “Qeveria islamike po e qëllon popullin tonë të varfër. Talëbanët janë shumë të padrejtë dhe nuk janë njerëz fare”, thotë një grua e përfshirë nga paniku nga të shtënat në një televizion iranian.

Afganët protestë në mes të Kabulit, talebanët

Talebanët morën nën kontroll Afganistanin më 15 gusht, duke krijuar kaos në vend. Shumë vendas janë larguar dhe shumë të tjerë kanë ngecur me një regjim që nuk e mbështesin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion