Abuzoi me 19-vjeçaren, polici torturonte prej vitesh gruan, kur ajo e la e shpalli të zhdukur

Bota

Abuzoi me 19-vjeçaren, polici torturonte prej vitesh gruan, kur ajo e la

Efektivi grek i policisë i arrestuar pak ditë më parë për abuzimin e një 19-vjeçare është përballur edhe me një tjetër akuzë. Ai dyshohet se për disa vite me radhë kishte torturuar duke dhunuar të shoqen me të cilën ka edhe një vajzë.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e saj, teksa ajo thotë se u përpoq disa herë të shpëtojë nga duart e tij. Tashmë ajo do të përpiqet të marrë kujdestarinë e vajzës e cila po qëndron te prindërit e ish partnerit.

Kur u takua me të për herë të parë nuk e kishte kuptuar asnjë herë se kishte rënë në dashuri me një “përbindësh” që më pas do të bëhej babai i vajzës së saj.

Ajo gjeti rastin e duhur dhe u largua nga shtëpia në vitin 2019, një vit pasi ata kishin nisur procedurat e divorcit. Pak ditë më vonë 39-vjeçari shpalli zhdukjen e saj duke e deklaruar të humbur. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion