9.5 milionë dollarë dëm, Kanali i Suezit vazhdon i bllokuar, ja vendimi që kanë marrë kompanitë

Bota

9.5 milionë dollarë dëm, Kanali i Suezit vazhdon i bllokuar, ja

Të paktën 9.5 milionë dollarë ka shkaktuar bllokimi i kanalit të Suezit, duke përkeqësuar situatën e kompanive të mëdha të transportit detar. Mediat e huaja shkruajnë se shtatë anije që transportonin gaz natyror të lëngshëm kanë ndryshuar destinacionin e tyre. Tre nga këta cisterna tani po ndjekin rrugën rreth Afrikës, përmes Kepit të Shpresës së Mirë, sipas informacionit nga kompania Kpler.

Kjo do të thotë që rruga e anijeve deri në destinacionin final do të zgjasë  dy javë më shumë. Lidhur me këtë situatë, një zyrtar nga autoriteti i kanalit egjiptian  tha në kushte anonimiteti se ky ishte një operacion shumë kompleks që duhej realizuar me kujdes. Qëllimi kryesor është të shmanget “çdo ndërlikim” që mund të zgjasë bllokimin e trafikut në kanal.

Sipas autoriteteve, duhet të heqin 15,000 deri në 20,000 metra kub rërë për të arritur një thellësi prej 12 deri në 16 metrash.  Kjo thellësi ka të ngjarë të lejojë që anija të lëvizë përsëri. Autoritetet në Egjipt po vazhdojnë të punojnë me ekipet e shpëtimit në të gjithë botën për të lëvizur Ever Given, e cila  “ngeci” në pjesën jugore të kanalit të martën, pasi humbi kontrollin gjatë një stuhie.

Ekspertët kanë deklaruar  se për të lëvizur anijen gjigante e cila është 400 metra e gjatë dhe mund të mbajë gati 220,000 ton, duhet të heqin një pjesë të ngarkesës që ndodhet në të

ME TE LEXUARAT