E rëndë/ Flakët përfshinë spitalin Covid, 10 pacientë humbin jetën

Bota

E rëndë/ Flakët përfshinë spitalin Covid, 10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin Covid në Mumba, ku të paktën 10 pacientë kanë ndërruar jetë pasi spitali u përfshi nga flakët. Lajmi u bë me dije nga policia vendase, që sipas tyre, zjarri ka nisur rreth orës 12:30, pas mesnate. Raportuar nga mediat, zjarri si fillim ka rënë në katin e parë të një qendre tregtare, por pranë saj ishte edhe qendra  e kujdesit “Sunrise Covid” ku po merrnin kujdes shëndetësor  rreth 76 pacientë të infektuar.

Për këtë ngjarje të rëndë, kryetari i Bashkisë së Mumbait, Kishori Pednekar tha se pacientët e mbetur të së së premtes u evakuuan në një objekt tjetër dhe shkaku i zjarrit po hetohej Spitali Sunrise e ka përshkruar veten si spitali i parë në Azi që ndodhet në një qendër tregtare.

E rëndë/ Flakët përfshinë spitalin Covid, 10

“Mumbai raportoi 5,504 raste të reja Covid-19 të enjten, duke e çuar gjithsej 380,115 totalin në qytet. Sipas Ministrisë Indiane të Shëndetësisë, shteti Maharashtra, kryeqyteti i të cilit është Mumbai, kontribuon më shumë se 50% të rasteve të reja të raportuara në vend të enjten”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion