“Qytetarët intimiduan KPK-në”, prokurori që u prit me pankarta bën kallëzim penal në Prokurori

Aktualitet

“Qytetarët intimiduan KPK-në”, prokurori që u prit me

KPK me anë të një vendimi ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti.

Në seancë, u përball me raporte negative të vlerësimit për sa i përket 3 shtyllave kryesore, si pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe pasuria.

Shyti ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj qytetarëve, që protestuan kundër tij. Kallëzimi është ndaj disa qytetarëve, që e pritën me pankarta dhe protestuan gjatë vendimit.

Bari Shyti ka bërë një kallëzim për ndjekje penale për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Para disa ditësh, prokurori u prit me pankarta në duar kundër tij nga disa qytetarë, të cilët shpresonin që të jepej vendimi i drejtë.

“Në datë 23.03.2021 në orën 10:00 ishte planifikuar seanca dëgjimore pranë KPK, e cila do të zhvillohej në sallën nr.1 të godinës së ish Pallatit të Kongreseve. Aty rreth orës 10, në çastin e hyrjes në godinë, në hyrje të saj jam ballafaquar me një grup prej 7-8 personash, të cilët mbanin pankarta në duar, disa prej të cilave me përmbajtje komprometuese për procesin që pritej të zhvillohej”, thuhet në një pjesë të kallëzimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion