60-vjeçari vret doktorin që i shkoi në shtëpi për ta ndihmuar

Bota

60-vjeçari vret doktorin që i shkoi në shtëpi për ta

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vdekjen e një mjeku, të cilin e mbajti peng për 12 orë.

Ky i fundit kishte shkuar në shtëpinë e autorit bashkë me dy kolegë për t'i ofruar ndihmë psikologjike, pasi pak ditë më parë 60-vjeçarit i kishte vdekur një familjar.

Televizioni publik japonez, NHK, njofton se mjeku i mbajtur peng, ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bastisi shtëpinë e autorit mëngjesin e sotëm, për të liruar mjekun 44-vjeçar, i cili qendroi peng i 60-vjeçarit për gati 12 orës.

"Pengu u dërgua në gjendje kritike në spital, e për rrjedhojë vdiq, ka thënë një burim nga policia.

Sipas informacioneve nga mediet japoneze, një ekip mjekësor prej tre anëtarësh shkoi për ta vizituar burrin mbrëmë për t'i ofruar mbështetje psikologjike dhe për t'i shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së një të afërmi.

Por burri për arsye të panjohur i ka sulmuar atë. Ai hapi zjarr me një armë gjahu ndaj njërit prej anëtarëve të ekipit mjekësor, një fizioterapist 41-vjeçar, përdori gaz lotsjellës kundër tjetrit dhe mori peng mjekun 44-vjeçar.

Policia gjeti jashtë shtëpisë së të moshuarit 2 mjekët e plagosur, të cilët i çoi në spital. Nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

ME TE LEXUARAT