25-vjeçari u ekzekutua për një copë picë, arrestohet shqiptari në Itali, mbrojti autorin gjatë përleshjes

Bota

25-vjeçari u ekzekutua për një copë picë, arrestohet
Një 17-vjeçar shqiptar është i arrestuari i dytë për vrasjen e një punonjësi poste 25 vjeç në Agrigento. Adoleshenti akuzohet për bashkëpunim në vrasje me dashje.

Prillin e kaluar, në parkingun e zonës Cattaneo, pranë qendrës historike të Pavias, Gabriele Vaccaro u godit me thikë në fyt, pas një konflikti banal për një picë për ta marrë me vete.

Pas vrasjes, policia ndaloi menjëherë një 16-vjeçar, i akuzuar se ishte shkaktari i goditjeve me thikë që i kushtuan jetën 25-vjeçarit sicilian.

Gjithashtu, ishin denoncuar edhe katër të rinj të tjerë që ndodheshin në shoqërinë e të miturit të ndaluar.

17-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të përfshirë në sulm. Gjatë përleshjes së asaj nate, e ka mbrojtur me trupin e tij autorin, përpara se të arratisej së bashku me të. Më pas, ai dyshohet se i ka dhënë rrobat e veta, me qëllim që ta ndihmonte të shmangte kontrollet e forcave të rendit.

17-vjeçari është transferuar në Institutin Penal për të Mitur Cesare Beçaria në Milano.

Hetimet dhe vlerësimet mbi rolin e të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje vijojnë. Të gjithë të tjerët janë tashmë në moshë madhore./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion