Publikohen fotot, ja momenti kur grupi i arm'atosur mësyn brenda hotelit të biznesmenit Bedinaj

Aktualitet

Publikohen fotot, ja momenti kur grupi i arm'atosur mësyn brenda
Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Mbi 15 roje private sigurie, shumica të armatosur, kanë zbarkuar te Hotel Regina Palm në pronësi të Bedinajt.

Rojet private të ‘Security Sëat’ kanë mbërritur në hotelin e Bedinajt me të paktën 8 makina private të zeza. Ato parkojnë një nga një, para hotelit, ku shihet të zbresin disa persona, disa prej tyre me veshje kamuflazhi.

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke pretenduar se një grup personash të armatosur e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.

Mediat kanë siguruar foto të momentit kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Vasil Bedinajt. Në njërën prej fotove dallohet një 3 persona të ulur në tavolinë, ndërsa brenda ambienteve të resortit Regina Palm, futen persona të tjerë, ku njëri prej tyre mban edhe armën në dorë.

"5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria", ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici, ndërsa mësohet se ka deklaruar se me grupin e armatosur ka mbërritur në hotelin e tij edhe Luan Muça, pronari i Delta Group dhe i “Deutsch Color”.

Burime nga grupi hetimor thonë se para se Muça të zbarkonte te resorti i Bedinjat, mes dy biznesmenëve ka pasur një telefonatë.

Bedinaj ka qenë i ulur në tavolinë, kur thotë se aty ka mbërritur Muça dhe më pas janë afruar edhe persona të tjerë. Mes palëve ka pasur edhe përplasje fizike, ku Bedinaj pretendon se është qëlluar me qytën e armës dhe ka pësuar lëndime në syrin e majtë dhe pas koke.

Me mbërritjen e policisë personat e armatosur janë larguar. Blutë kanë ndjekur njërën prej makinave, me tre persona brenda. Gjatë ndjekjes mjeti “Range Rover” është aksidentuar me 2 prej të dyshuarve që janë plagosur dhe janë transportuar në spital.


Pas përplasjes, personi i tretë ka tentuar sërish t’i ikë policisë, por është kapur dhe është dërguar në komisariatin e policisë. Gjatë kontrolleve në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri.

Policia ende nuk bën të ditur se cila është arsyeja e sherrit mes dy biznesmenëve, por në media raportohet se bëhet fjalë për një konflikt për pronësinë e një toke në Palasë, ku parashikohet të ndërtohet një resort.

Personat e armatosur rezultojnë roje private të ‘Swat Security’ në pronësi të Mandrit Lleshaj, një kompani private e kontraktuar nga Luan Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.

Dyshohet se disa prej makinave janë larguar në drejtim të Fierit, ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë.

ME TE LEXUARAT