Policia greke shkatërron fermën e dr'ogës, sekuestrohen 2,189 rrënjë kanabis, trafikantët humbin 3.3 milionë euro

Bota

Policia greke shkatërron fermën e dr'ogës, sekuestrohen
Një mega- operacion i policisë greke, me pjesëmarrjen e forcave antiterror, ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e një ferme gjigante kanabisi në zonën kodrinore të Kiatos, në veri të Peloponezit. Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, rrjeti kriminal priste të fitonte rreth 3.3 milionë euro nga shitja e drogës.

Gjatë bastisjes së policisë, në pranga ra një 27-vjeçar i huaj, i cili u kap mat duke ujitur dhe pastruar bimët e marijuanës. Në zonën e pyllëzuar, policia zbuloi dhe shkuli 2,189 rrënjë kanabisi që arritnin një lartësi deri në 2.1 metra.

Ferma ishte e mirëorganizuar dhe e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për qëndrim afatgjatë dhe përpunim droge. Autoritetet gjetën laboratorë dhe pajisje për tharjen e kanabisit, çadra kampingu dhe një kuzhinë funksionale për rojet dhe punëtorët.. si dhe 13 kilogramë marijuanë të gatshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Ndaj 27-vjeçarit të arrestuar janë ngritur akuza për shkelje të ligjit për drogat dhe shkelje të ligjit të imigracionit. Ndërkohë, policia greke ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tjerë të këtij rrjeti të strukturuar kriminal.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion