103-vjeçarja e guximshme merr makinën dhe bën manovra të rrezikshme në rrugë

Bota

103-vjeçarja e guximshme merr makinën dhe bën manovra të

Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin e saj në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim.

Ishte ora 1 e mëngjesit kur karabinierët morën një telefonatë për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme në qendër të Bodenos. Patrulla e cila mbërriti në vendngjarje, ka lokalizuar makinën në fjalë. Surpriza e efektivëve ishte e madhe kur zbuluan se shofere ishte një 103-vjeçare.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të marrin raport mjekësor çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një ‘qortim modest’, dhe më pas e shoqëruan në banesë.


Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e kryebashkiakut të Ferrarës, Alan Fabbri, i cili tha se në vend të gjobës, do t’i jepte një medalje për guximin që ka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion