Durrës/ Makina me shpejtësi të lartë përplaset me karburantin, 3 persona në gjendje kritike

Aktualitet

Durrës/ Makina me shpejtësi të lartë përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Urës së Dajlanit. Një makinë e cila lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Siç shihet edhe në video, makina është e bërë copash, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe ambulanca.

Njoftimi:

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion