Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit, dalin pamjet

Bota

Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit, dalin pamjet

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.

Mediumi turk Sabah dhe Haberturk, raportojnë se derisa Erdogan po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë, veturës së një polici që ishte i angazhuar në organizimin e tubimit të presidentit Erdogan, iu vendos një mjet shpërthyes.

Sipas këtyre mediumeve, një mjet shpërthyes u vendos nën makinën private të parkuar të oficerit të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Me zbulimin e eksplozivit, ekspertët e asgjësimit të bombave u drejtuan në vendngjarje duke shkatërruar në mënyrë të kontrolluar eksplozivin./GazetaExpress

ME TE LEXUARAT