Krim i rëndë në familje, burri vret gruan, babanë dhe djalin 3-vjeçar
Lajmifundit
/
26 Janar 2024, 08:58
Bota

Tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një lagje në Montabaur të Gjermanisë. Policia gjermane ka njoftuar se i dyshuari kishte plagë të rënda në momentin kur njësitë speciale kanë hyrë në shtëpi, pasi kishte tentuar të vriste veten.
Sipas zyrës së prokurorit publik, burri akuzohet për vrasjen e babait të tij 68-vjeçar, gruas së tij 39-vjeçare dhe djalit të tyre tre-vjeçar. Policia ka sqaruar se vrasjet kanë ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve familjare.
Hetimet janë duke u kryer nga prokuroria publike dhe departamenti i krimeve në policinë gjermane.