Biznesmeni Pandi Carapuli paraqitet në SPAK, dyshohet për pastrim parash

Aktualitet

Biznesmeni Pandi Carapuli paraqitet në SPAK, dyshohet për pastrim
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  Carapuli u pa në ambientet e SPAK së bashku me avokatin e tij, ndërsa burime bëjnë me dije se paraqitja në SPAK ka lidhje me dosjen Balluku.

Biznesmeni i ndërtimit dyshohet se i ka dhuruar një vilë ish-numrit 2 të qeverisë, në këmbim të një tenderi që ka marr nga kompania shtetërore Albcontroll. 

Carapuli është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen Balluku që në muajin Qershor të këtij viti, ndërkohë që paraqitja e ditës së sotme, lidhet me zgjatjen e hetimeve për 3 muaj.

Më herët gjatë ditës së sotme u paraqit në SPAK dhe deputetja socialiste, Belinda Ballu e cila u njoftua zyrtarisht për zgjatjen e hetimeve deri në Janar të vitit të ardhshëm.

Balluku shoqërohej nga avokati i saj, ndërkohë që nuk bëri asnjë koment për mediat, në hyrje dhe dalje të Prokurorisë së Posaçme.

Ish-numri 2 i qeverisë është nën hetim për korrupsion e pastrim parash, ndërsa e pandehur për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka sekuestruar deri më tani dy vila që dyshohen si pasuri e fshehur e ish-numrit dy të qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion