Konflikt me disa të përfshirë, përplasje fizike në Gjirokastër, një person përfundon në spital

Aktualitet

Konflikt me disa të përfshirë, përplasje fizike në
Një konflikt mes katër personave në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një 43-vjeçari me thikë.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku, pas një sherri për motive të dobëta, një 20-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka dëmtuar 43-vjeçarin.

I riu është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spitalin e Gjirokastrës. Sipas policisë, 43-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 43-vjeçarin e plagosur dhe një person tjetër të përfshirë në konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion