“Bënë sikur u grindën me grushte në vend që të propozonin zgjidhje”, Fuga : Deputetët e humbën rastin, janë të pasinqertë

Aktualitet

“Bënë sikur u grindën me grushte në vend që

Proferor Artan Fuga ka reaguar pas zhvillimeve të seancës së sotme parlamentare, duke kritikuar deputetët për përplasjet dhe mungesën e propozimeve konkrete për zgjidhjen e situatës politike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga i cilëson ata të pasinqertë dhe zhgënjyes, duke theksuar se kanë humbur një mundësi për të dhënë përgjigje ndaj pritshmërive të qytetarëve.

“Edhe sot deputetët bënë atë që s’duhej, bënë sikur u grindën me grushta, në vend të paktën të propozonin, në mos të jepnin zgjidhjen politike që shoqëria pret.

Ata vërtetë janë zhgënjyes, të pa sinqertë,

Rastin që kishin e humbën!

Të mos qahen pastaj kur përballen me pasojat e akteve ose mosveprimeve të tyre. Besimi i shoqërisë te ata është pothuajse zero!”, shkruan Fuga në “Facebook

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion